Qëlluan rreth 100 herë, detaje nga të shtënat me armë zjarri në Pogradec, autorët mesazh pronarit

Advertisment

Detaje të reja janë zbuluar pas ngjarjes së ndodhur në një hotel në Pogradec në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku të shtëna me armë zjarri u regjistruan drejt makinave në parking.

Burime bëjnë me dije se autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash mbi 100 herë drejt automjeteve të parkuara duke shkaktuar dëme të shumta materiale në automjetet e pushuesve.

Reklame

Mësohet se sulmi ka qenë një paralajmërim ndaj pronarit të hotelit, shtetasi J.M. Nuk dihet ende se çfarë konflikti mund të kenë pasur autorët me personin në fjalë.