Qenan Latifi nga Maqedonia, vullnetar kundër Koronavirusit në Itali

Qenan Latifi është nga Velesi, por tani 16 vite jeton në Itali, në qytezën San Xhovani Rotondo të Italisë qendrore, afër Foxhës. Në këto momente të vështira në Itali, ai është kyçur si vullnetar në Kryqin e Kuq italian, ku është shofer i veturës për ndihmë të shpejtë, shkruan Gazeta Lajm.

Me veturën e tij, çdo ditë transferohen nga pesë-gjashtë pacientë nga shtëpia në spital, ose nga spitali në qytezën e tij, deri te spitali në qytetin Foxha. Ky 34 vjeçar ka apeluar te bashkëvendasit në Maqedoni të qëndrojnë në shtëpi dhe ta marin seriozisht rrezikun nga Koronavirusi.