Qendërsulmuesi i njohur nga Tetova i bashkohet Llapit

55

Nga Llapi sot janë larguar sulmuesi Alban Rexhepi dhe mbrojtësi Dardan Jashari, kurse këtë skuadër e ka përforcuar sulmuesi Miran Maksuti.

“Miran Maksuti është rikthyer tek Llapi. Qendërsulmuesi nga Tetova ka arritur marrëveshje me Kryetarin e klubit, Beqir Batatina dhe në këtë edicion do vesh fanellën bardhekaltër të Llapit. Maksuti së fundmi ishte pjesë e Renovës, ndërsa më parë ka luajtur edhe tek KEK-u”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Llapit.

Skuadra nga Podujeva sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e tretë, kurse synim i saj është titulli i kampiones në Superligë