Qendra “Fluent” me sukses përmbyll trajnimin “Protokoll Diplomatik”

Qendra “Fluent” me sukses përmbyll trajnimin “Protokoll Diplomatik”

Universiteti i Tetovës

Reklame

FLUENT” tashmë është shndërruar në vatër të edukimit alternativ.

Programet unike, trajnimet atraktive dhe stafi i përzgjedhur janë atribute karakterizuese të “FLUENT” dhe kjo është konkretizuar edhe me trajnimin “Protokoll Diplomatik”, një trajnim që ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon.

Trajnimi “Protokoll Diplomatik” është i akredituar nga qendra për arsimin e të rriturve dhe i verifikuar nga Ministria e Arsimit të RVM. Deri te trajnimi “Protokoll Diplomatik” ne kemi ardhur pas një sërë aktivitetesh të tjera si “Lidership”, “Zhvillim të personalitetit”, “Akademi politike” dhe ngjashëm. Përgjatë 18 moduleve trajnuesit, Ligjëruesit, profesorët, e menaxherët përgjatë çdo moduli janë orvatur të japin më të mirën nga vetja.

Tendencat e fuzionimit dhe komplementariteti i dijeve teorike e praktika menaxheriale, lidereske, politike a diplomtike janë vlerë e institucionit tonë për te cilën mbajmë përgjegjësi te skajshme. Me module të zhvilluara nga profesor universitar, ambasador, diplomat, bartës të pozicioneve publike, njohës të sferës, stilist dhe shumë figura tjera publike ligjëruesit kanë pasur mundësinë që jo vetëm të ligjërojnë para kandidatëve, por edhe të debatojnë për pikat kyçe dhe modalitetet e një “Protokolli Diplomatik”, për ato finesa që çojnë deri tek konfliktet diplomatike një sferë shumë pak e shtjelluar tek ne.

Përpos kushteve teknike-organizative, spektrit hapësinor e teknologjik, përvojës institucionale e praktikave të mëhershme, kërkohet edhe staf i denjë e profesional. “FLUENT” i kushton rëndësi të veçantë përzgjedhjes së ligjëruesve (trajnuesve) të moduleve të të gjitha trajnimeve, veçmas atij për “Protokoll diplomatik” duke zgjedhur edhe vendet ku janë zhvilluar ligjërata.

Përpos hapësirës së Fluentit, module janë mbajtur në hapësirat e Universitetit të Tetovës duke instaluar kështu një metodë pak më ndryshe të trajnimit, mandej një vizitë në universitetin UBT në Prishtinë, dhe një modul në ministrinë e punëve të Jashtme të Kosovës, ku kandidatët kanë dëgjuar ligjëratë dhe kanë debatuar me zëvendësministrin e jashtëm të Kosovës Kreshnik Ameti dhe me ish diplomatin, drejtorin e Akademisë Diplomatike, Sabri Kiçmari.

Kandidatët të cilët vinin nga institucionet qendrore të shtetit, nga komunat, nga drejtoritë të ndryshme dhe kandidatët tjerë tashmë kanë fituar dije, njohuri dhe praktika të mjaftueshme që në institucionet nga vinin ata të vënë në zbatim dijen dhe praktikën e fituar në trajnim. “Protokoll Diplomatik”. Në fund në prezencë të kandidatëve, stafit mësimdhënës e menaxhmentit të “FLUENT” në një ceremoni solemne u bë ndarja e certifikatave për kandidatët të cilët kanë ndjekur trajnimin në fjalë, respektivisht ndarja e mirënjohjeve për të gjithë ata që kontribuuan që trajnimi “Protokoll diplomatik” të merr këtë trajtë.

Vlen të theksohet se interesimi për të ndjekur trajnimin “Protokoll Diplomatik” ka qenë shumë i madh, por për shkak të rekomandimeve dhe kushteve të përcaktuara si pasojë e situatës së krijuar me Kovid nuk kemi mundur që ti pranojmë të gjithë kandidatët.

Atributet karakteriuzuese të këtij përfundimi konsistonin nga satisfaksion tejet i madh i kandidatëve që patën mundësi të ndjekin “Protokoll-in diplomatik”, fjalë miradije nga stafi i cili ligjëroi përgjatë kësaj kurrikule me gatishmërinë që të jenë pjesë e organizimeve të ardhshme të “FLUENT’” dhe entuziazëm i skajshëm i stafit menaxherial e administrativ i “FLUENT” me përpjekjet maksimale që në një të ardhme të shkurtër të organizojmë trajnimin e radhës për “Menaxhim të resurseve njerëzore” në një vend tejet atraktiv.