Qendra “FLUENT” prijatar trajnimesh, fillon trajnimi më i ri

Menaxhimi me Resurset Njerëzore

“Akademia e Menaxhimit dhe e Zhvillimit të Resurseve Njerëzore”, është trajnimi më I ri I organizuar nga Qendra për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trajnime “FLUENT”. Ky trajnim është I pari I këtij lloji në Maqedoninë e Veriut, I akredituar nga Qendra për Arsim të të Rriturve, respektivisht verifikuar nga Ministria e ArsimitdheShkencës. Pjesëmarrësit në këtë trajnim do tënjihen me konceptet dhe parimet themelore të menaxhimit të burimevenjerëzore si pika kryesore të suksesit të organizatës.

Reklame

Përgjatë trajnimit pjesëmarrësit,respektivisht kandidatët të cilët vijnë nga institucionet shtetërore dhe sektori privat do të njihen me politikat dhe procedurat për burimet njerëzore si investimin më të rëndësishëm për arritjen e objektivave të organizatës bën të ditur koordinatori I trajnimit në fjalë, BeratAzizi.

Pjesa dërmuese e moduleve të trajnimit do tëzhvillohen në ambientet e Akademisë “Foster”dhe në disainstitucione që kryesisht kanë të bëjnë me menaxhimin e resusreveve njerëzore. Kjo sferë shihet si një ndër shtyllat kryesore të zhvillimit të institucioneve, të kompanive dhe të sektorit privat sidomos në kohën kur tregu po ballafaqohet me mungesën e njerëzve të kualifikuar dhe të përshtatshëm për vendin e punës. Kjo është njëra nga fushat kyçe ku Menaxherët duhet të dine rolin dhe obligimet e tyre për krijimin e ambientit sa më të favorshëm për punonjësit, gjë që rrit motivimin e subjektit ekonomik në përgjithësi, dhe të kapacitetit të prodhimit në veçanti, si synim kryesor I çdo menaxheri.
Ligjëruesit në këtë trajnim janë ekspert me përvojë në shumë institucione vendore dhe ndërkombëtare, të dëshmuar me punën dhe suksesin e tyre në organizatat ku ata kanë menaxhuar. Modulet janë të ndarë në pjesën teorike dhe praktike duke krijuar një ambient komunikues dhe mjaft praktik për të gjithë pjesëmarrësit.

“FLUENT”është dëshmuar edhe në trajnimet e mëparshme si Lidership, Komunikim public dhe arti I të folurit, Menaxhment dhe menaxhim i kohës, Akademia Politike, Zhvillimi I personalitetit, Protokolli Diplomatiketj.,trajnime që kanë zgjuar interesimin dhe kërshërinë e opinionit pasi trajnimet janë shtrirë edhe në vendet më të njohura evropiane.

Ne modulin e parë “të “Akademisë për Menaxhim dhe Zhvillim të ResurseveNjerëzore”, biseduam gjërë e gjatë, në një atmosphere shumë mbresëlënëse e konstruktive, me kandidat tejet entuziast, mbi: spektrin psikologjik dhe menaxhimin e resurseve njerëzore, me theks të veçantë higjienën mentale, motivacionin, stresin dhe djegien në punë, ndërkaq ligjërues të këtij moduli patëm profesorin e nderuar Musa Musai, psikolog.

Gjithsejt janë paraparë të zhvillohen 12 module, por si zakonisht për shkak të interesimit të madh të pjesëmarrësve numri I moduleve gjithmonë ka shkuar deri në 14, 15.

Interesimi për trajnime të këtilla gjithnjë e më shumë është nërritje./tetova1/