Qendrat tregtare në Shkup njoftojnë për orarin e ri të punës, pas situatës së krijuar

Qendrat e mëdha tregtare në Shkup City Mall, Ramstor dhe Capitol kanë bërë të ditur se prej sot do të punojnë me orare të shkurtuara, gjegjësisht nga ora 11 deri në ora 19, përcjell INA.

Duke parë parasysh situatën momentale dhe nevojat e qytetarëve që jetojnë në lagjet përreth dhe në Shkup, barnatoret dhe marketet në këto qendra tregtare do të punojnë nga ora 8 deri në ora 22. Shëndeti i qytetarëve është parësor dhe se këto ternime do të jenë funksional deri në vendimin tjetër të Qeverisë, theksohet në komunikatën e këtyre qendrave tregtare. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipce tha se do ti propozojë Qeverisë që të mbyllen plotësisht qendrat tregtare. (INA)