Qeveri-Komunë, s’ka marrëveshje për ujin në Siniçan (video)

Advertisment

Nuk ka zgjidhje për çështjen e ujit në Siniçan. Takimi i kreut të Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili me ministrat e Bujqësisë, Ekologjisë, Punëve të Brendshme e të Pushtetit Lokal nuk dha rezultat. Palët u dakorduan për një takim të ri gjatë ditës së nesërme në Bogovinë.

I vetmi kompromis që është arritur është që nesër të takohemi përsëri në ora 12 në ambientet e komunës nga përfaqësues të bashkësive lokale Urviq dhe Siniçan. Mirëpo ne kemi energji pozitive për ta zgjedhur problemin. Se si do të shkojnë bisedimet më tutje nuk mund të them asnjë gjë hiç, mirëpo do të kisha dashur dhe mirë u bë që nesër të bisedohet me koka më të ftohta dhe të ulen të dy përfaqësuesit e të dy bashkësive lokale dhe të vazhdojnë bisedimet për të zgjedhur problemin me ujë për pije- deklaroi Albon Xhemaili, kryetar i Bogovinës

Reklame

Xhemaili tha se banorët do të vazhdojnë të qëndrojnë në bjeshkë dhe nuk do të largohen derisa të ketë zgjidhje konkrete për ujin. Ndërsa ministri i Bujqësisë, Trajan Dimkovski deklaroi se kanë dhënë disa propozime dhe u dha shpresë për arritjen e zgjidhjes.

Siç duket, problemi nuk është lehtë i zgjidhshëm. Edhe pse u tregua shpresë e mirë nga të gjitha palët dhe e pamë që problemi të zgjidhet në mënyrë afatgjate. Gjetëm mundësi, mbështetje të plotë nga të gjitha institucionet për zgjidhje afatgjate të problemit. Tashmë nga Vetëqeverisja lokale ka filluar një projekt i tillë- pohoi Trajan Dimkov, ministër i Bujqësisë

Në bjeshkën e fshatit Siniçan, për momentin janë ndaluar punimet për ujësjellësin e këtij vendbanimi dhe polici vazhdon të qëndrojë prezentë.

Mefail Ismaili