Qeveria cakton seancë, pritet të vazhdohet gjenda e jashtëzakonshme vetëm për 3 ditë?

Advertisment

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me fillim nga ora 19:30, përmes një video-konferencë pritet të mbajë mbledhjen e radhës.

Rendi i ditës nuk bëhet i ditur, por pritet që në këtë seancë të diskutohet propozimi i ri që do ti dërgohet Presidentit për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme për shkaqe teknike për edhe 3 ditë me qëllim që data e zgjedhjeve të bie më 8 korrik.

Reklame

Gjithsesi nga Qeveria kanë njoftuar se do të informojnë opinionin përmes kumtesës.