Qeveria: Çdo qytetar është përgjegjës për veprimet e tij para ligjit

Advertisment

Çdo qytetar është përgjegjës për veprimet e tij para ligjit duke i përfshirë edhe qytetarët e Maqedonisë të cilët morën pjesë në incidentin e mbrëmshëm në lagjen Çento. Prej këtu qytetarët të cilët nuke kanë respektuar ndalesën për lëvizje dhe e kanë shkelur orën policore do të përballen me padi penale sipas nenit 206 të Kodit Penal. Janë marrë të dhënat e tyre dhe do të vijojnë masa përkatëse për të gjithë”, potencojnë nga Qeveria për MIA-n.

Mbrëmë në Stacionin policor Gazi Babë nga ana e nëpunësve policor nga liria janë privuar V.M.(19) nga Haraçina, S.R.(21) nga Hasanbegu dhe V.V.(30) nga rr.. “Alija Avdoviq”, për shkak të dyshimit për vepër penale të bërë sipas nenit 206 të Kodit Penal të RMV-së, përkatësisht mosrespektim të kufizimit të lëvizjes. Pas privimit nga liria të këtyre personave, një grup i madh i qytetarëve kanë dalë në rr. “Alija Avdoviq” në shenjë proteste. Pas dokumentimit përkatës të përgatitur, personat janë lëshuar nga stacioni policor, ndërsa grupi i mbledhur i qytetarëve u shpërndanë.

Reklame

“Do të ndërmerren masa përkatëse edhe kundër personave tjerë të cilët nuk e respektuan kufizimin e lëvizjes. Sot janë ngritur edhe padi penale kundër tre personave të cilët nuk e respektuan kufizimin e lëvizjes, ndërsa në përputhje me udhëzimet e Prokurorit publik, institucionet vazhdojnë me aktivitete për identifikim të autorëve tjerë dhe ndërmarrje të masave ligjore”, citojnë nga Qeveria.

Në lidhje me ndalesën e lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit, është dokumentuar se 98 qytetarë nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes. Prej tyre janë arrestuar 67 qytetarë, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhënat dhe do të vijojnë masa përkatëse”, përkujtojnë nga Qeveria./MIA