Qeveria demanton: Ende nuk ka vendim për orën policore për Bajram

Advertisment

Qeveria ka reaguar në lidhje me disa shkrime se sot ka pasur seancë të Qeverisë. Sipas tyre sot nuk ka pasur seancë dhe se nuk janë miratuar vendime.

“I demantojmë dezinformatat se Qeveria sot ka pasur seancë. Sot nuk kishte seancë të qeverisë dhe nuk janë miratuar vendime qeveritare. Të gjithë vendimet për masat ballafaqimin me Kovid-19 merren vetëm me vendime qeveritare. Opinioni menjëherë do të informohet kur do të caktohet seanca e radhës e qeverisë, dhe për cilin do vendim të radhës të Qeverisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Reklame

Sipas informacioneve gjatë ditës së sotme nuk do të ketë seancë, ndërsa në ditët në vazhdim kur do të mbahet ajo pritet të vendoset për propozimin për vendosjen e karantinës 58 orësh për shkak festës së Bajramit.

Komisioni për sëmundje infektive ka propozuar që nga dita e shtunë pas orës 19.00 deri të martën në orën 05.00 të ketë orë policore.