Qeveria do ndajë 160 milion euro ndihma biznesit. Ja kush përfiton?!

Qeveria e RMV ka paraparë 29 masa të ndara në 4 shtylla, në vlerë prej 160 milion euro. Kështu Qeveria përmes pakos së pestë të masave ekonomike do ta “shpëtojë” shtetin nga korona kriza.

“Masa e parë është ndihmë financiare për të punësuarit në lartësi prej 1 miliard e 520 milion denarëve për muajt shkurt dhe mars 2021, ku janë përfshirë rreth 60 mijë të punësuar në muaj”, tha Zoran Zaev – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Mbështetja financiare do të jetë në nivele në vlerë prej 14 500 deri në 21 776 denarë për pagën mesatare për një të punësuar që të mbështeten vendet e punës në kompanitë vendase, varësisht asaj se sa kompania ka rënie të të ardhurave.

Kompanitë nuk do të kthejnë fondet nga masa për mbështetjen financiare për pagesën e pagave për shkurt dhe mars, nëse i investojnë ato në periudhën tjetër në rritje dhe zhvillim, pavarësisht nëse do të bëjnë fitim ose humbje në fund të vitit, njoftoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

 

Shtylla e dytë është për likuiditetin – kredi pa shkallë interesi në të cilat do të ketë edhe komponent të pakthyeshme. Shtylla e tretë është për krijimin e ambientit të favorshëm afarist me ripërcaktim sistematik, ulje të shpenzimeve parafiskale, ndërsa shtylla e katërt është mbështetja e qytetarëve.

Zaev thotë se masat janë sjellë nëpërmjet dialogut me palët e interesuara dhe drejtpërdrejtë lidhen me katër pakot e mëparshme ekonomike.

Pjesa më e madhe e masave për mbështetje do të shfrytëzohen deri në fund të vitit 2021.