Qeveria do të ketë sekretar të ri të përgjithshëm, ja kush përmendet? (FOTO)

Advertisment

Qeveria e re pritet të ketë riformatime edhe në organizimin e brendshëm dhe operativën e saj. Kjo po paralajmërohet nga LSDM, por edhe nga BDI.

TV21 mëson jozyrtarisht se ish-ministri për administratë dhe deputet aktual Damjan Mançevski do të jetë pasardhësi i Dragi Rashkovskit, si sekretar i përgjithshëm i qeverisë.

Reklame

Mançevski për TV21 nuk e pohon e as nuk e demanton informacionin. Në komunikim sms shkruan se: “Sekretarin e përgjithshëm e zgjedh Qeveria me propozim të kryeministrit. Pasi formohet qeveria, ajo do të sjellë vendim dhe do ta njoftojë opinionin publik në mënyrë adekuate. Unë jam deputet dhe fokusin e kam në zgjedhjen e qeverisë së re dhe realizimin e përcaktimeve programore që janë në interes të të gjithë qytetarëve”, shkruan Mançevski për TV21.

Mançevski në Qeverinë e parë të kryeministrit Zoran Zaev ka kryer postin e ministrit për administratë dhe shoqëri informatike, që nuk u bë pjesë e asnjë riformatimi qeveritar. Ai së fundi është zgjedhur edhe deputet në zgjedhjet e 15 korrikut.