Qeveria do të ndajë 50 bursa për studentë me origjinë nga Maqedonia të cilët jetojnë në shtetet e Ballkanit

Advertisment

Qeveria në seancën e sotme solli vendim të ndajë 50 bursa për studentë me origjinë nga Maqedonia që jetojnë në shtetet e Gadishullit Ballkanik.

“Në seancën e sotme, Qeveria miratoi Vendim për ndarjen e gjithsej 50 bursave për shtetas të huaj me interes për Republikën e Maqedonisë së Veriut për studentë me origjinë nga Maqedonia që jetojnë në shtetet e Gadishullit Ballkanik, të cilët do të regjistrohen si studentë të rregullt në universitetet shtetërore “Shën Cirili dhe Metodi ”- Shkup, në Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit”- Manastir, në Universitetin “Goce Dellçev ”- Shtip, në Universitetin e Shkencave Informatike dhe Teknologjive “Shën Apostoll Pavle ”- Ohër, në Universitetin“ Nënë Tereza ”- Shkup dhe Universitetin e Tetovës në vitin akademik 2020/20212”, kumtoi shërbimi për media i qeverisë, transmeton MIA.

Reklame

Në këtë seancë, siç thuhet në kumtesë, është miratuar Vendimi për përcaktimin e numrit të marrësve të bursave dhe lartësinë e bursave për studentët e regjistruar në shkollat ​​e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2020/2021.