Qeveria e ishullit më të famshëm në Karaibe: Hajdeni dhe punoni këtu

Advertisment

Imagjinoni sikur të punonit në një ishull të Karaibeve, me ujin e kristaltë, rërën e bardhë dhe palmat tropikale.

Barbados është një nga destinacionet më të famshmë turistike, por pandemia e ka izoluar tërësisht atë nga bota përreth, me hotelet dhe resortet e njohura në gjithë botën që tashmë janë të boshatisura.

Reklame

Për këtë arsye, kryeministrja Mia Amor Mottley ka parashikuar një program specifik, i quajtur “Barbados Welcome Stamp”, që i jep të gjithëve atyre që duan, një vizë njëvjeçare pune në mënyre që të punojnë në ishull.

“Me teknologjitë reja mund të punoni nga këtu disa muaj, të udhëtoni dhe të riktheheni kur të dëshironi”, deklaroi ajo.

I vetmi kusht, për, kandidatët, do të jetë testi për COVID-19, në një ishull që ka patur vetëm 98 raste në një popullsi prej rreth 290 mijë persona./Opinion.al