Qeveria e Maqedonisë do të shpërblejë personelin mjekësor për ballafaqimin me Covid-19

Advertisment

Qeveria e Maqedonisë dje ka vendosur që të shpërblejë mjekët të cilët kanë qenë në vijën e parë të frontit në betejën me Covid-19 në Maqedoni.

Mjekët në klinikat infektive, në Institutin për shëndet publik dhe Qendrat për shëndet publik do të marrin rrogë me rritje prej 20%. Kësaj mase do t’i bashkangjitet edhe personeli mjekësor i punësuar në Ndihmën e shpejtë.

Reklame

Këto mjete do tu paguhen nëpërmjet kartelës për pagesa shtëpiake, prurje e re e qeverisë si pjesë e paketës së tretë të masave ekonomike për gjendjen me Covid-19.

Përndryshe, Maqedonia e Veriut ka numra të shtuar të pacientëve të prekur në krahasim me rajonin. Deri tani, e hënë 18 maj, 2020 në Maqedoni ka 398 raste aktive, 1293 janë të shënuar si të shëruar dhe 101 raste të vdekjeve. Nga gjithësejt 1792 raste aktive që nga fillimi i pandemisë në vend. /Telegrafi/