Qeveria e Maqedonisë po mban seancën e radhës, priten lehtësime të tjera

Advertisment

Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut sot do të mbajë seancë qeveritare duke filluar nga ora 10:00, kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin.

Në kumtesë thuhet se për konkluzionet e seancës opinioni do të informohet pas përfundimit të saj. Nga kjo seancë priten edhe diskutime për lehtësimin e masave të kufizimeve publike.

Reklame

Ndërkohë, siç mësohet jozyrtarisht ora policore do të ngelet, megjithatë do të ketë shkurtim të saj, ashtu që pritet që të jetë nga ora 21 deri në ora 05. Ndër masat që pritet të ndërmerren nga java e ardhshme do të jetë hapja e aktiviteteve të tjera, përfshirë hapjen e lokaleve, hoteleve, por edhe ambulancave në kuadër të institucioneve shëndetësore në vend. (INA)