Qeveria e Maqedonisë vendosi sot për masat e reja kundër Covid19

Advertisment

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellë vendime të reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kryeministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në rrjetet sociale njoftoi se qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendimin për masa të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Reklame

Sipas vendimit, objektet gastronomike do të punojnë deri në ora 21:00, me përjashtim të atyre që punojnë me porosi dhe objekteve që shërbejnë nëpër sportele. Vendimi vlen edhe për pompat e benzinës, ndërsa jo edhe për dy aeroportet në vend.

“Shkurtohet orari i punës së objekteve hotilerike deri në orën 21:00 përpos shërbimeve me porosi dhe nga sportelet. Ky vendim vlen edhe për objektet hotilerike në pompat e benzinave, ndërsa nuk vlen për objekte të aeroportit TAV në Shkup dhe Ohër.

 

Në seancë sollëm vendim që të ndalohet grupi i më shumë se katër persona në ambient të hapur pas orës 21:00”, thuhet në vendim.

Po ashtu është vendosur që të ndalohet grupimi i më shumë se katër personave pas orës 21:00.

Qeveria gjithashtu miratoi rekomandim për të gjithë qytetarët vendas dhe të huaj në territorin e Maqedonisë së Veriut, që pas orës 21:00 të mos lëvizet pa nevojë në hapësira publike.