Qeveria e miratoi Protokollin shëndetësor për zbatimin e regjistrimit

Me propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria sot e ka miratuar Protokollin për masa parandaluese gjatë zbatimit të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave 2021.

Protokolli, siç ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar parasheh masa në të gjitha tre fazat e regjistrimit, apo në fazën e testimit, fazën e trajnimit dhe atë të zbatimit të regjistrimit në terren me Protokoll të posaçëm për regjistrim të personave që në periudhën e realizimit të regjistrimit janë pozitivë në Kovid-19.