Qeveria e Shqipërisë ultimatum koncesionarit të Rrugës së Kombit, do urën e Kukësit për 18 muaj

Qeveria e Shqipërisë i ka dhënë ultimatum koncesionarit të Rrugës së Kombit, pikërisht kompanisë ndërtuese “Salillari&Kastrati ” (Albanian Highway Concesion) që brenda një periudhe 18 mujore të ketë përfunduar urën e re të Drinit të Zi në hyrje të qytetit të Kukësit.

Në të kundërt, do të aplikohen penalitete sipas kontratës.Ndërkohë bëhet e ditur se kjo kompani nuk i ka mundësitë që të ndërtojë vepra të këtyre përmasave, ndaj ka kërkuar kompani të specializuara ndërtimi të këtyre veprave të karakterit të vështirë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Të parët që janë paraqitur ka qenë një kompani turke që ka ndërtuar Urën e Vashës në Rrugën e Arbërit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo kompani ka marrë përsipër që të ndërtojë urën e madhe mbi Liqenin e Fierzës në Kukës me konstruksione metalike, ashtu siç ka ndërtuar Urën e Vashës.

Por një projekt i tillë nuk është pranuar nga Autoriteti Kontraktues, gjithashtu edhe nga koncesionari.Ndërkohë që do të jetë kompania kroate IGH, e cila ka qenë bashkëprojektuese e kësaj vepre, ajo që do të marrë përsipër zbatimin e projektit.