#

Qeveria ka paraparë mbështetje financiare prej 12 milionë denarësh për nxënësit, studentët dhe të rinjët deri në moshën 29-vjeçare. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi shpaloi 3 llojet e masave të Qeverisë që i takojnë pakos së tretë të masave për mbështetje ekonomike për qytetarët si pasoj e situatës së krijuar në vend me koronavirusin. Lloji i parë i voucher-it ka të bëjë me një shumë prej 6000 denarëve, të cilat do ju ndahen studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme që i takojnë familjeve me të ardhura të ulëta.

Këto mjete njoftoi ministri do të mund të përdoren për mbulimin e participimit për studime në universitet dhe për vendosje në shtëpi nxënësish, konvikte dhe në vendqëndrime private të regjistruara. Lloji i dytë është një kartelë vendore pagesore, që ka në disponim 3000 denarë, e cila do ju dedikohet studentëve për blerje të produkteve vendore. Lloji i tretë është një vlerë maksimale prej 30 000 denarësh dhe ju dedikohet të rinjve deri në moshën 29 vjeçare për kofinancim të trajnimeve dhe kurseve për IT dhe shkathtësi digjitale. Ademi bëri të njohur se paratë do të mund ti fitojnë në muajin qershon dhe më së voni në fund të muajit korrik.

Arbër Ademi, ministër i Arsimit

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës si institucion i ngarkuar për koordinimin dhe implementimin e kësaj mase, së bashku me kabinetin e kryetarit të Qeverisë së bashku me Agjencionin për Rini dhe Sport dhe Sekeretarin e Përgjithshëm të Qeverisëm menjëherë ka filluar me përpilim dhe definimin e planit operativ konkret me qëllim të zbatimit të sukseshëm të asaj që është miratuar si konkluzion. Të rinjtë të marrin mbështetje financiare në qershor, respketivisht deri në fund të muajit korrik”.

Për mënyrën e aplikimit se si të fitohen të njëjtat, ai tha se opinion do të njoftohet ditëve në vazhdim.

Arbër Ademi, ministër i Arsimit

“Në ditët në vijim do të njoftojmë në kohë opinionin për zgjidhjet konkrete që do të hartojmë për nga aspekti se si dhe në çfarë mënyre do të aplikohet për marrjen e kësaj lloj mbështetjeje”.

Këto masa sipas ministrit Ademi do të përfshijnë 100 000 të rinjë.

Sa i përket peticionit që po bëhet nga studentët që kollekfiumet dhe provimet i tyre të bëhet në fakultet dhe jo online, ministri Ademi u përgjigj se si pasoj e situatës pandemike, ende është në fuqi urdhëresa për vlerësim në mënyrë online, ndërsa nëse kjo do të ndryshoj në kohën në vazhdim e njejta do të bëhet me konsultim të Komisionit për Sëmundje Ngjitsë dhe pastaj opinioni do të dë njoftohet.