Qeveria ka marrë 160 milionë euro hua nga BE-ja për përballje me pandeminë

Advertisment

Qeveria e ka miratuar Dekretin me fuqi ligjore për huazimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Evropian përmes instrumentit Mbështetje makro-financiare për përballje me pasojat e shkaktuara nga pandemia Kovid-19 gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilën vendit i janë akorduar 160 milionë euro për kthimin e gjendjes së jashtme të qëndrueshme financiare dhe për të inkurajuar rregullimet ekonomike, reformat strukturore dhe ndërmarrjen e masave adekuate si përgjigje e krizës ekonomike të shkaktuar nga KOVID-19, informoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Në këtë seancë, Qeveria miratoi edhe një Dekret me fuqi ligjore për ndryshim dhe plotësim të Dekretit me fuqi ligjore për krijimin e një Fondi për ndihmë dhe mbështetje për përballje me krizën e shkaktuar nga KOVID-19, me të cilën janë të përfshirë të gjithë transmetuesit në vend për kompensim të shpenzimeve për vitin 2020 vit për operatorin e multipleksit digjital tokësor për lejen e transmetimit në përputhje me Ligjin për komunikime elektronike, si lehtësim i pasojave ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi.

Reklame

Qeveria sot miratoi edhe një ndryshim të Dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, sipas të cilit operatorët kabllovikë janë të detyruar të paraqesin aplikime në Agjencinë e Shërbimeve Mediaike Audio dhe Audiovizuale për regjistrimin e transmetuesve të huaj, të cilët i ritransmetojnë në afat prej 60 ditëve nga data e sjelljes së tyre.