Qeveria ka rekomanduar që të gjithë të instalojnë aplikacionin “Stop korona”!

Blue coronavirus with STOP sign. Concept design of stopping coronavirus in China. MERS-Cov middle East respiratory syndrome coronavirus , 2019-nCoV. Vector illustration in flat style
Advertisment

Qeveria ka dërguar rekomandim për të instaluar aplikacionin mobil “Stop korona”, nga seanca e djeshme, për të gjithë punonjësit në organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, agjencitë, fondet, zyrat, entet, drjetoritë dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore. Në të njëjtën kohë, i ka udhëzuar njësitë e vetëqeverisjes vendore, ndërmarrjet publike dhe personat e tjerë juridikë të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe punonjësit e sektorit privat, ta instalojnë këtë aplikacion, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Në të njëjtën kohë, Qeveria kërkoi nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë Veriore që të detyrojë të gjithë mjekët amë në vendin tonë që t’u rekomandojnë pacientëve të tyre ta instalojnë aplikacionin mobil “Stop korona!”

Reklame

Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës (MShIA) ka marrë për detyrë të propozojë stimulime plotësuese për ata që do ta instalojnë “Stop korona!”. Gjithashtu, qeveria e ka ngarkuar këtë ministri në seancën e ardhshme të Qeverisë që të paraqesë dekret me fuqi ligjore me të cilën të gjithë televizionet dhe radiot do të duhet të transmetojnë mesazhe informuese të përgatitura nga Ministria e shëndetësisë dhe Qeveria në lidhje me KOVID-19, në një kohëzgjatje prej 2- 3 minuta, çdo orë në programet radio – televizive.