Qeveria Kurti me një ministre të lindur në Shkup (FOTO)

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti pritet të ketë nga radhët e saj dy poste me përfaqësues nga diaspora.

Kështu, Ministrinë e Punëve të Jashtme pritet ta udhëheqë Donika Gërvalla, e Listës së Vjosa Osmanit, shkruan Indeksonline

Ajo ka lindur në Shkup në tetor 1971. Fëmijërinë e hershme e kaloi në Prishtinë.

Pas arr atisjes së babait në dhjetor 1979 për t’iu shmangur arr estimit nga policia jugosllave për shkak të veprimtarisë atdhetare, së bashku me nënën dhe dy vëllezërit u arratisen në janar 1980 në Gjermani.

Pas atentatit të trefishtë në Untergruppenbach, më 17 janar 1982, familja Gërvalla vendoset në Tiranë.