Qeveria miratoi financimin e partive për vitin 2020, kursehen 4 milionë euro

Qeveria sonte miratoi urdhëresës me fuqi ligjore për financimin e partive politike për vitin 2020. Sipas dekretit të miratuar sot nga qeveria, 4 milion euro do të mbeten në buxhetin shtetëror, të cilat sipas qeverisë, do të shfrytëzohen për ballafaqim me pasojat e pandemisë.

Në vend të 0.15% të buxhetit, partitë politike do të marrin vetëm 0.04%, nëse do të duhej të paguheshin 320 milion denarë për financimin e partive politike këtë vit, me këtë dekret ligjor partitë do të marrin vetëm 71,480,556 denarë.

Reklame

Të konvertuara në euro, janë rreth 4 milion euro të shkurtuara nga financimi dhe të gjitha kët0 para do të shkojnë në buxhetin e shtetit për t’u përballur me pasojat e pandemisë në vend.