Qeveria miratoi Programin për imunizimin e detyrueshëm të popullsisë gjatë 2021

Qeveria në seancën e zhvilluar mbrëmë miratoi Propozim-programin e Ministrisë së Shëndetësisë për imunizimin e detyrueshëm të popullatës në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021,

i cili përmban plan për sigurimin e nevojave vjetore të vaksinave për imunizim të detyrueshëm dhe vaksina sipas indikacioneve epidemiologjike.

Reklame

“Programi përfshin grupe të personave të moshave të rritura të prirur ndaj vaksinimeve individuale, llojin e vaksinave që jepen dhe mënyrën e dhënies,

kalendarin për imunizim për fëmijët nga zero deri në 18 vjeç dhe kalendarin për “catch-up” imunizim për fëmijët e vaksinuar në mënyrë të parregullt nga pesë deri në 18 vjeç”, nënvizohet në komunikatën qeveritare. .

Në raport nënvizohet se fondet e miratuara për këtë program arrijnë në 805 milionë denarë, nga të cilat 415 milionë denarë janë për sigurimin e sasive të nevojshme të vaksinave për vaksinimin e vazhdueshëm,

dozat minimale të nevojshme rezervë të vaksinave dhe imunoglobulina sipas indikacioneve epidemiologjike, ndërsa 390 milionë denarë për furnizimin me vaksinat kundër Kovid-19.(INA)