Qeveria miratoi vendim për udhëtarët që i zë ora policore në kufi

Problemi me udhëtarët që vijnë nga jashtë, dhe i zë ora policore në kufijtë e Maqedonisë së Veriut, është zgjidhur nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në seancën që u mbajt sot, është plotësuar vendimi paraprak, për çfarë udhëtarët do të mund të kalojnë kufirin, dhe të kthehen në shtëpitë e tyre, edhe nëse në vend ka filluar ora policore.

“Në seancën e sotme të Qeverisë është vërtetuar përfundimi i Shtabit të Covid-19 për plotësim të lëshimeve për ndalesës së lëvizjes, me çka shtetasit e huaj të cilët kanë leje qëndrim në vend, dhe të cilët hyjnë në vend gjatë periudhës kur është aktive ndalesës për qarkullim, apo kanë dalë nga shteti para se të shpallet kufizimi i lëvizjes, mund të kthehen në shtëpitë e tyre“, njoftojnë nga Qeveria, transmeton TV21.

Udhëtarët presin në kufi derisa të kalojë ora policore, Qeveria u përgjigjet

Përndryshe, që nga 10 marsi, kur në vend hyri në fuqi sërish ora policore, qytetarë të shumtë janë ankuar se kanë mbetur të bllokuar me familjet e tyre në kufijtë e vendit, për shkak se nuk janë lejuar të kalojnë kufirin ngaqë në fuqi ka qenë ora policore.

Për këtë problem ka folur edhe kryeministri Zoran Zaev.