Qeveria miratoi vendimin ora policore fillon nesër në ora 22

Qeveria në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim që ora policore të filloj prej ditës së nesërme (10 mars 2021) ora 22 deri në ora 05 të mëngjesit t dhe do të zgjas deri më 22 mars, kështu njoftoi kryeministri Zoran Zaev.

“Mbledhja e Qeverisë po vazhdon akoma, por vendimi për orën policore është miratuar.

Ora policore do të filloj prej nesër në ora 22 deri në ora 05 të mëngjesit dhe do të zgjas deri më 22 mars, diku 12 ditë.

 

Por do ta ndjekim këtë proces, duke pas parasysh se fillon edhe muaji i agjërimit Ramazani, vendimi ka edhe rol preventiv”, u shpreh Zaev, duke paralajmëruar edhe kontrolle më të ashpra.