Qeveria miraton përgatitjen e propozimit për shpalljen e malit Sharr, Park nacional

Qeveria në seancën e sotme miratoi masa shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Konstatimet me masat e Qeverisë, midis tjerash parashohin ndërprerje të procesit edukativ dhe arsimor në të gjitha kopshtet, në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, ndalesë për ngjarje publike masive dhe ndalesë për udhëtimet e organizuara në vendet me rrezik të lartë.

Siç kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin, në seancë është shqyrtuar dhe miratuar informacioni për statusin e shpalljes së Malit Sharri si zonë e mbrojtur në kategorinë e parqeve nacionale, me rekomandim për Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MJPH) ta veçojë si nismë të veçantë propozimin për shpalljen e një pjese të Maleve të Osogovës për zonë të mbrojtur në kategorinë pjesë e mbrojtur të karakterit informativ.

Reklame

“Në pajtim me informacionin e MMJPH, Qeveria u rekomandoi të gjithë sektorëve të përfshirë në përgatitjen për përcaktimin e statusit park nacional (ekonomi, pylltari, gjueti, energjetikë, transport, mbrojtje, turizëm etj.), në afat prej 15 ditësh ta dorëzojnë mendimin e tyre, pas së cilit MMPJH do të dorëzojë propozim të harmonizuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sjelljen e Vendimeve për pranimin e propozimit për shpalljen e një pjese të Malit Sharr në kategorinë park nacional”, sqarohet në kumtesë.