Qeveria miraton vendimin për lejimin e transportit të organizuar në Tetovë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka konfirmuar vendimin e Komunës së Tetovës për lejimin e organizimit të transportit publik.

Këtë përmes një postimi në Facebook, e bëri të ditur kryetarja e Tetovës Teuta Arifi. Ajo thotë se për hapjen e kufijve dhe punën e lokaleve në hapësira të mbyllura do të diskutohet në mbledhjen e nesërme të Qeverisë.