Qeveria në kohë krize blenë mish në vlerë prej 62 mijë euro

Advertisment

Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut muajin e kaluar ka firmosur marrëveshjen për furnizim me mish të freskët me një vlerë prej 51.155 euro, si dhe produkte tjera të mishit me vlerë prej 11.594 euro.

Lajmi është publikuar nga portali Antropol, duke theksuar se kontrata është bërë në emër të Shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, me nënshkrimin e drejtorit Pece Mirçevski.

Reklame

Ndërsa kompania që do të bëj furnizimin është “Rimes MS Group” me pronar M.Mihajllov, transmeton portali Lider.

Një tender për mish është firmosur edhe në shkurt të këtij viti për furnizim me mish të freskët pule me një vlerë prej mbi 25 mijë euro.

Në fund të vitit ishte firmosur tenderi për furnizim me pemë dhe perime të freskëta me vlerë prej mbi 16 mijë euro si dhe tenderi për pije të gazuara me vlerë prej mbi 18 mijë euro. (INA)