Qeveria: Për menaxhim me virusin korona nevojitet gjendje e jashtëzakonshme

Advertisment

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme vendosi që t’i dorëzojë propozim presidentit Stevo Pendarovski në të cilin vlerësohet se për menaxhim të suksesshëm me virusin korona nevojitet gjendje e jashtëzakonshme në shtet.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen 41-të të sotme solli vendim që të dorëzojë propozim deri te Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut me raport për aktivitetet e deritanishme të ndërmarra nga institucionet shtetërore, me të cilin argumentohet se për menaxhim të suksesshëm me virusin korona në shtet nevojitet gjendje e jashtëzakonshme”, bëhet e ditur në kumtesën nga mbledhja e sotme e Qeverisë.