Qeveria planifikon ta vazhdojë afatin e legalizimit të objekteve ilegale për 5 vjet (VIDEO)

Përmes ndryshimeve të Ligjit për legalizim të objekteve të ndërtuara në mënyrë të parregullt, pushteti do ta vazhdojë afatin për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje për 5 vjet.

Afati i ri do të vlejë për të gjithë qytetarët objektet e të cilëve janë në proces, ndërsa janë ndërtuar deri në 3 mars, 2011. Në këtë mënyrë do të mund të vazhdojnë të veprojnë pas lëndëve të papërfunduara. Ndryshimet ligjore janë në procedurë parlamentare.

Reklame