Qeveria sot vendos nëse do të mbyllen kafenetë dhe restoranet në ora 21

Advertisment

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot me propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse duhet të vendosë nëse duhet të ketë kufizime shtesë për kafenetë dhe objektet hotelerike.

Sipas propozimit, kafenetë dhe objektet hotelerike duhet të mbarojnë me punë në ora 21:00 në vend të 23:00 që është tani.

Reklame

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar 32 997 pacientë, ku prej tyre 21 244 janë shëruar dhe 1 025 kanë humbur jetën.

Momentalisht në Maqedoni ka 10728 raste aktive me COVID-19.