Qeveria: Spasovski dhe ministrat e zgjedhur deputet nuk marrin nga dy rroga

Advertisment

Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministrat që u zgjodhën deputetë në zgjedhjet e fundit, marrin vetëm pagën për angazhimin e tyre në Qeveri, deri në momentin e angazhimit të tyre në Qeveri, dhe jo nga Kuvendi, reagojnë nga Qeveria pas deklaratës së Komisionit për Antikorrupsion se do të kontrollojë nëse këta zyrtarë marrin nga dy rroga.

Aktualisht, disa ministra në qeverinë e tanishme janë deputetë, siç janë kryeministri Oliver Spasovski, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, zv. kryeministrja për Çështje Ekonomike Mila Carovska, ministri i Arsimit Arbër Ademi.

Reklame

“Kam informacione që ata marrin nga dy rroga, por nuk jam e bindur për këtë, sepse nuk e kam marrë atë me shkrim. Por ne do t’i sigurojmë ato informata gjithashtu”, tha kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska./Telegrafi/