Qeveria u rekomandon punëdhënësve ta organizojnë punën nga shtëpia

Advertisment

Qeveria në seancën e saj të 23-të të mbajtur mbrëmë miratoi një seri konkluzionesh me të cilat punëdhënësve u rekomandoi të organizojnë punën nga shtëpia, ndërsa marketeve, barnatoreve, bankave dhe postat të sigurojnë rojtarë para dhe në objektet e tyre.

“Rekomandohet që të gjithë punëdhënësit në Republikën e Maqedonisë të Veriut, do të thotë, çdo menaxher i institucionit, në varësi të llojit të punës dhe mundësive, të organizojë punën dhe mënyrën e punës së të punësuarve, duke punuar nga shtëpia, pa e prishur funksionimi normal dhe të rregullt të institucionit, thuhet në konkluzionet e Qeverisë të miratuar në bazë të rekomandimeve në mbledhjen e Shtabit kryesor koordinues të krizave përgjegjës për koordinimin e plotë për parandalimin e përhapjes të koronavirus Kovid-19.

Reklame

Përjashtim nga kjo masë janë punonjësit në ministritë të Punëve të Brendshme, Shëndetësi dhe Mbrojtje, si dhe në Armatë, njësitë territoriale zjarrfikëse, Drejtoria e Doganave dhe në shtëpitë e pleqve dhe shtëpitë e grupeve të vogla.

Krahas të gjitha marketeve, barnatoreve, bankat dhe institucionet e shërbimit postar janë të detyruar të ofrojnë shërbim të rojës gjatë hyrjes dhe brenda objektit, në mënyrë që të kontrollojnë hyrjen dhe numrin e personave në to, kështu që të sigurojnë minimumin e kërkuar të distancës prej dy metrash midis personave përpara dhe në objekte.

Në seancën e saj,në të cilën u shqyrtuan vetëm materiale që lidhen me zbatimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, Qeveria e angazhoi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave që të zhvillojë një takim pune me shoqatat e blegtorisë dhe Federatën e fermerëve, në lidhje me eksportin e qengjave, si dhe për të përcaktuar masat që do të merren në këtë periudhë.