Qeveria vendosi: Nga klasa e parë deri në të tretën me prezencë fizike, nxënësit e tjerë …

Advertisment

Sipas informatave jozyrtare Qeveria ka pranuar propozimin e Komisionit për sëmundje infektive në lidhje me shkollat.

Nga klasa e parë deri në të tretën, nxënësit mësimin do të ndjekin nëpër banka shkollore, domethënë me prezencë fizike, ndërkaq nxënësit e ciklit të lartë dhe të tjerët do të mësojnë nga shtëpia, online.

Reklame

Burime nga Qeveria i thanë TV21 se ende nuk janë definuar përfundimisht protokollet e mënyrës së mësimit.

Këto informacione pritet që zyrtarisht t’i konfirmoj Ministri i Arsimit Arbër Ademi në konferencën për media, të caktuar në orën 15:00.