Mërgimtarët nga Zvicra ia mësyjnë vendlindjes përmes autobusve

Advertisment

Para një jave, shteti i Zvicrës largoi Kosovën nga lista e rrezikshmërisë për koronavirus. Ky vendim bëri që shumë mërgimtar nga Zvicra të shkojnë drejt Kosovës, pasi që gjatë verës e kishin thuajse të pamundur shkaku i karantinës, shkruan albinfo.ch.

Menjëherë pas vendimit, përveç Aeroportit të Prishtinës edhe stacionet e autobusve u gjallëruan, ku me qindra qytetarë morën rrugën për në Kosovë.

Reklame

Autobus të shumtë janë nisur nga shumë qytete të Zvicrës, si Cyrih, Gjenevë, Lozanë, ST. Gallen, Freigurg, Bern, Bazel, Olten, Kreuzlingen, Will, Frauenfeld, Luzern, Bellinzone dhe Chiasso, shkruan tutje albinfo.ch.

Shumë agjencione kosovare kanë konfirumar arritje të qindra mërgimtarve drejt Kosovës. /Albinfo.ch.