Qindra qytetarë në Strumicë nuk respektojnë rregullat shëndetësore, zbaviten gjatë pandemisë

Advertisment

Në Strumicë për dy ditë me radhë janë organizuar festa të mëdha në një klub nate në të cilin janë mbledhur një numër i madh i vizitorëve, të cilët siç shihet në video dhe fotografi nuk respektohen aspak protokollet shëndetësore.

Edhe pse aktualisht ka ndalesë për funksionimin e klubeve të natës, në Strumicë i njëjti klub i natës të premten dhe të shtunën ka organizuar festa, raporton A1on.

Reklame

Pas ahengut të parë të organizuar ditën e premte, inspektorati i tregut kishte ngritur kallëzime penale, por pavarësisht kësaj, organizimi i mbrëmjeve siç duket po vazhdon.

E gjithë kjo ndodhë kur vendi regjistron shifra të larta të rasteve të reja me Covid-19 në bazë ditore. Në vendin tonë numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me koronavirusin e ri ka shkuar në 9026. Deri dje numri i të vdekurve si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 ishte 414, kurse për momentin ka 3885 raste aktive. Në spital po trajtohen 419 pacientë.