“Qumili” sot feston ditëlindjen, ja sa vite ka mbushur

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Sevdai Radogoshi, apo siq njihet me role të shumta ndër vite, me atë kryesorin si “Qumili”, sot e feston ditëlindjen.

Ai sot i ka mbushur plot 62 vite jetë, shkruan Indeksonline.

Reklame

Sevdaiu ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook, për të falënderuar të gjithë për urimet që i kanë bërë atij për ditëlindje.

Kujtojmë që sot “Qumili”, në Pallatin e Kulturës në Gjakovë do të shfaqë premierën e komedisë “Vet i 40-ti”, në të cilën përfshihen rolet e shumta të tij. /Indeksonline/