Qumili tregon një sekret për Cimën, i cili me rrëfimin e tij shkaktoi mjaft të qeshura

Njëra nga pjesë e emisionit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën është “zhvendosur” në një ambient mjaft familjar dhe të ngrohtë; por jashtë në të ftohtë.

Të ftuarit në këtë pjesë të emisionit ishin ndër të preferuarit e publikut ndër vite si Juliana Pasha, Zamira Kita, Mateus Frroku, Stine, Luar Arani, Erisa Xhixho, Sevdai Radagoshi i njohur si Qumili, djali i tij “Bimi”, Venera Lumani dhe Lind Islami.

Reklame

Të gjithë të ftuarit u bënë pjesë e lojës “E kam bërë, nuk e kam bërë” dhe shumë prej tyre u treguan shumë të sinqertë.

“Kam puthur në buzë një person të gjinisë time”.

Ndër personat që e pranuan ishte edhe Qumili i cili me rrëfimin e tij shkaktoi mjaft të qeshura. Aktori i mirënjohur tregoi për të ftuarit se i ka ndodhur edhe atij kjo ndodhi. Me kë do thoni ju? Me kolegun e tij më të mirë Cimën.

Top Channel