Qumili zbulon vendin se ku gjendet arusha (FOTO)

49

Vëmendje të madhe po vazhdon të merr ariu problematik i Prizrenit, dhe njëkohësisht frikë të jashtëzakonshme tek të gjithë e sidomos tek banorët e këtij vendi.

Për javë të tëra është duke u kërkuar maksimalisht nga të gjithë, dhe çdo kërkim i tyre po rezulton i pasuksesshëm në fund të ditës.

Ndonëse kjo ngjarje për dikë po tingëllon e frikshme, duket se për humoristin e njohur Qumilin kjo temë është kthyer në humor dhe shaka.

Ishte ai që të paktën krijoi këtë përshtypje tek të tjerët në momentin kur ekspozoi një Ari dhe këtë fotografi e përcjelli me këto fjalë: ” Pas shum kërkimeve u gjet Arusha në Deçan”.

Epo, ky është Qumili pra, edhe në tema serioze mundohet të iu dhurojë njerëzve momente pozitiviteti dhe disponimi, e kjo sepse është i veçantë dhe është ikonë e humorit ndër vite. /Kosovarja/