Qytetarët e diasporës që duan të kthen në vend, mund të paraqiten edhe sot (VIDEO)

Advertisment

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, bënë të ditur se deri tani janë paraqitur 2 300 qytetarë, që duan të kthehen në vendin tonë. Paraqitjet shton ai janë nga e gjithë bota, mirëpo koncentrimi është në vendet evropiane.

Dimitrov i udhëzon qytetarët e vendit tonë që janë në vendet e tjera, të paraqiten në përfaqësitë dimplomatike, që shteti pastaj të organizoj kthim në vendlindje. Mirëpo të gjithë ata që do të kthehen, shton ai, do të vendosen në karantinë shtetërore, së paku për 15 ditë, harxhimet e së cilës, do t’i mbuloj Qeveria.

Reklame

Ministri Dimitrov, u bënë thirrje qytetarëve që ende nuk janë paraqitur për tu kthyer në vendin tonë dhe ta shfrytëzojnë mundësinë që e ofron Qeveria. Ata kanë kohë që deri sot në ora 18 të paraqiten, në mënyrë që të organizojnë transporti.