Qytetarët e Haraçinës së shpejti do të aplikojnë për dokumente personale në komunë

AdvertismentCustom Text

Qytetarët e Komunës së Haraçinës së shpejti do të mund që për dokumentet e tyre personale të aplikojnë në objektin e komunal, pasi që së shpejti pritet të hapet zyra rajonale e MPB-së për dokumente personale, njoftojnë nga Komuna e Haraçinës.

Nga atje theksojnë se procedurat janë në vijë dhe se kjo të jetë një lehtsim për qytetarët që të mos udhëtojnë deri në zyrat qendrore të MPB-së për një dokument personal.

ReklameCustom Text

“Qytetarët do ta kenë këtë shërbim së shpejt në komunë. Po, ashtu edhe bujqit për të gjitha subvencionet do të kenë mundësi që të aplikojnë së shpejti në komunë. Para tre viteve ua mundësuam qytetarëve që të gjitha shërbimet e Ministrisë për Punë dhe politik sociale ti marrin në komunë. E gjithë kjo bëhet për të mirën e banorëve të Haraçinës dhe fshatrave që gravitojnë në të”, thonë nga kjo komunë.

Me lëshimin në përdorim të këtyre shërbimeve në komunë, do të ketë edhe dhjetëra punësime të reja, për çfarë, nga komuna thonë se qytetarët do të njoftohen me kohë.