Qytetarët e Maqedonisë mund ta blejnë në Kosovë ilaçin që shëron nga koronavirusi, ja sa kushton!

Advertisment

Deri sa Evropa po përballet me mungesë të ilaçit Remdisivir, që e përdori presidenti amerikan, Donald Trump si pjesë të terapisë për shërim nga koronavirusi, qytetarët e Maqedonisë në tregun e zi në Kosovë po blejnë ilaçin Favipiravir, që është i ngjashëm me Remdesivirin.

Nëse bëni kërkesë në facebook të këtij ilaçi, vetëm për disa minuta do të ju vijnë disa oferta nga Kosova, ka treguar një hulumtim i gazetës Slloboden Peçat.

Reklame

Çmimi i tij në tregun e zi të barnave në Kosovë është 500 euro, kurse nuk është i vogël numri i qytetarëve nga Maqedonia që e blejnë për familjarë të tyre që kanë simptome të rënda të Kovid 19, transmeton Gazeta Lajm.

Ndryshe, ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ka deklaruar se vendi posedon ilaçin Favipiravir, po se i njëjti nuk është në shitje të lirë, por jepet vetëm në kushte spitalore.