Qytetarët në hall me mushkonjat, paralajmërohet spërkatje e jashtëzakonshme

Advertisment

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve, qyteti i Shkupit ka vendosur që të martën apo më së voni të mërkurën të bëjë spërkatje të jashtëzakonshme kundër mushkonjave.

Qytetarët shprehen të shqetësuar nga pickimi i tyre, që edhe i detyron ti drejtohen farmacive për të kërkuar shpëtim përmes sprejeve apo kremrave për mbrojte nga infektimi. Banorët e kryeqytetit dyshojnë në cilësinë e përbërjes kimike që përdoret për spërkatjen kundër mushkonjave.

Reklame