Qytetarët në panik, shpërthen fuqishëm vullkani i Etnës në Itali (FOTO LAJM)

Vullkani Etna ka rikthyer panikun në Itali.

Mediat vendase shkruajnë se krateri juglindor i vullkanit Etna ka shpërthyer duke krjiuar një pamje spektakolare por edhe panik në Katania të Italisë.

Shpërthimi krijoi një re vullkanike, e dukshme qindra kilometra larg Katanias.

Si pasojë e shpërthimit aeroporti ndërkombëtar i Catanias ka pezulluar aktivitetin e tij për shkak të emergjencës.

Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka raportuar shpërthimin e llavës për pjesës perëndimore të Valle Del Bove, ku dukej se ka arritur në një lartësi rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit