Qytetarët pa interes për punktet e Covid-19, mjekët nga Tetova: Situata të merret më seriozisht

Medical doctor or laborant holding tube with nCoV Coronavirus vaccine for 2019-nCoV COVID virus. Novel Coronavirus originating in Wuhan, China. Coronavirus 2019-nCoV COVID concept.
Advertisment

Nga dita e premte e deri më sot, vetëm gjashtë qytetarë kanë vizituar punktet e hapura për Covid 19, nga Shtëpia e Shëndetit Publik në Komunën e Tetovës dhe komunat përreth. Sipas të dhënave, tre qytetarë janë paraqitur në spitalin e Tetovës dhe tre qytetarë të tjerë në pikat në komunat rurale. Televizioni 21 ka vizituar pikat në Komunën e Zhelinës dhe në Komunën e Bogovinës, ku mjekët nga këto punkte apeluan që qytetarët ta marrin më seriozisht situatën me virusin CORONA dhe të respektojnë rekomandimet e autoriteteve.

“ Këtu ofrohen shërbimet për pacientët që kanë rënë në kontakt me pacientët nga zonat endemike ose me rekomandim nga mjekët amë”, theksoi mjeku Mustafa Tahiri.

Reklame

“Popullata e merr si neglizhencë këtë punë, shumica rrinë jashtë në grupacione, nuk paraqiten dhe mendojnë se është një lojë apo nuk është diçka e vërtetë , dhe me anketimet që kam bërë vetë mendojnë se nuk është e vërtet dhe nuk paraqiten dhe më shumë e marrin si neglizhencë”, deklaroi mjeku Shaqir Zylbehari.

Shtabi i Krizave të Komunës së Tetovës u ka apeluar hoteleve që janë në këtë komunë që të bëjnë vende për izolim eventual. Ndryshe, në Komunën e Tetovës deri më tani në vetizolim janë 350 persona. Sipas të dhënave, aktualisht në komunën e Tetovës dhe komunat rurale nuk ka asnjë person të prekur nga Covid-19, apo të paktën ende nuk janë evidentuar.