#

Përgatitjet për festën e Fitër Bajramit kanë rikthyer gjallërinë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, rrugicat e së cilës i ka zbrazur pandemia prej dy muajsh. Kamera e gazetës LAJM filmoi dyndjet e qytetarëve nëpër dyqane.

Edhe në tregun më të frekuentuar të kryeqytetit, “Bit Pazar” qytetarët blenin produktet e nevojshme për ditën e festës.