Qytetarët përgatiten për Ramazanin, mbushen tregjet

Advertisment

Edhe përskaj shkurtimit të orës policore, tregu i gjelbër dukej përsëri kështu. Qytetarët e shumtë tashmë me tre orë më shumë kohë që të qëndrojnë jashtë, vërshuan Bit Pazarin, duke bërë kështu përgatitjet e fundit për muajin e ramazanit, raporton SHENJA.

Ramazani këtë herë i gjen myslimanët me kufizim në lëvizje dhe në një betejë me koronavirusin, por megjithatë të gjithë me qese të mbushura nëpër duar, disa me maska e doreza e disa të tjerë jo, po furnizoheshin me ushqime për ta pritur më së miri këtë muaj. Qytetarët janë të kënaqur që ora policore është shkurtuar për tre orë, megjithatë shpresojnë që të ketë edhe lehtësime të tjera me qëllim që të mund të vizitojnë dhe të presin familjarë nëpër iftare.

Reklame