Qytetarët pritet të marrin 6.000 denarët e premtuara

Paratë që shteti ua premtoi qytetarëve me të hyra të ulëta në Paketën e katërt ekonomike, e që nuk i morën, duhet të paguhen deri në fund të muajit maj. Kuvendi i Maqedonisë pas dy bllokimeve e votoi amendamentin dhe Ligjin për mbështetje financiare të kategorisë me rrezik social.

Tani është radha e Qeverisë që t’i përditësojë të dhënat në “kupuvamdomasno.gov.mk” dhe t’i dërgojë në banka, me çka do të bëhet edhe pagesa.

Reklame

Rreth 22 mijë qytetarë me të hyra të ulëta nuk i morën 6.000 denarë e premtuara nga Qeveria e Maqedonisë dhe me votimin e amendamenteve, para do të marrin edhe 2.132 qytetarë të cilëve u është pranuar ankesa.

Ndryshe, deri sa zgjat pagesa e Paketës së katër, Qeveria e miratoi edhe Paketën e pestë ekonomik ku përfshihen 29 msa në vlerë prej 9.7 miliardë denarë ose 160 milionë euro.